Sa duhet të jetë fondi për bastet ?
Përmbajtja
Sa duhet të jetë fondi për bastet ?
Fondi është tepër personal nuk mund të dalë askush në një shumë përfundimtare që është e nevojshme për të vënë bast. Ju e përcaktoni vetë sa do të jetë ai, por dhe një mesatare e artë është duke marrë parasysh të gjitha ngjarjet sportive që ju mund të luani gjatë një jave ose gjatë periudhës së sezonit sportiv nëse sporti që ju luani është sezonal. Gjithsesi duke zgjedhur shumën që ju përshtatet më shumë apo që mnedoni se është e duhura ju përcaktoni fondin tuaj personal.
Zgjedhja e fondit përfekt
Është një term pak si i vështirë për tu kuptuar sepse është shumë personale mënyra se si ju do të krijoni fondin tuaj të basteve, gjithsesi do të gjeni një mënyrë e cila do të ju shërbejë që të krijoni një fond duke u bazuar në disa faktorë kyc dhe të rëndësishëm të bastit sportiv. Kujdes, e gjitha do të mbështetet në të ardhurat tuaja personale.
-Mesatarja javore
Një ndër mënyrat se si ju mund të bëni përllogaritjen e fondit tuaj është mesatarja javore e basteve që ju luani. Atëherë duke bërë një llogaritje që ju luani një shumë prej 100$ në javë baste sportive dhe viti ka 52 javë ju do të ju duhet një fond prej 5200$ në llogarinë tuaj të dedikuar bastit sportiv. Gjithsesi dhe kjo shumë është variable për sportet që ju luani sepse basti tuaj mund të jetë përqndruar dhe në sporte sezonale duke bërë që mos ketë një shtrirje për gjatë gjithë vitit. Merrni parasysh se është thjesht një shembull për trajtimin e faktorëve që do të ju ndihmojnë për të bërë një llogaritje të fondit tuaj të basteve.
-Mesatarja mujore
Kjo ka të bëjë me përllogaritjen mujore që ju luani bast. Nëse ju vendosni bast gjatë gjithë vitit, dhe në një muaj ju luani 200$ atëherë në fund të vitit ju i dedikoni një shumë prej 2400$. Kjo përllogaritje ju ndihmon që ju të përcaktoni një shumë që do i dedikoni bastit nga të ardhurat tuaja mujore.
-Mundësia e të mesmes së artë
Disa bastvënës profesionistë nga eksperienca kanë vërtetuar se duke përllogaritur mesin e artë ju mund të keni më lehtë në kontroll fondin tuaj të basteve. Në këtë rast në momentin që ju bëni një menaxhim të llogarisë tuaj dhe përzgjidhni prej saj një fond i cili mbështetet në mesataren 2-5% të llogarisë tuaj do e keni më të thjeshtë që të krijoni një strukturim dhe një përdorim fondesh të llogikshëm.
Në këtë mes pre 2% deri në 5% ju keni mundësi që nga fondi tuaj vjetor i cili mund të jetë 2500$ të vendosni bast me një cmim të arsyeshëm, dhe në qoftë se llogaria tuaj ka një shumë më pak se aq kjo e mesme e artë ju jep mundësinë që të bëni një mirë menaxhim të asaj që ju zotëroni.
Mos u joshni nga rastet e bastvënësve të cilët përdorin 10% të fondit të tyre në një bast të vetëm kjo nuk tregon gjë tjetër vec se papjekuri në lojën e bastit mos lejoni që të luani me rastësinë por përdorni njohuritë dhe eksperiencat e bastvënësve më të mirë që të keni mundësi të mos riskoni shumë. Pavarësisht se basti është një risk i mirfilltë kjo mënyrë e menaxhimit ju jep mundësi që të ekuliborheni në lojën tuaj.
-Të ardhurat javore
Duke qënë se fondi tuaj përbëhet nga të ardhurat tuaja ekziston dhe një mundësi që ju të përcaktoni një përqindje nga të ardhurat tuaja vjetore në fondin që do i dedikoni bastit. Shifrat këtu janë tepër personale pra ju duhet të mbështeteni në të ardhurat tuaja dhe duhet të përllogarisni në bazë të tyre.
Në qoftë se ju keni të adhura javore 300$ pra që në vit është një shifër prej 15600$ ju në fondin tuaj të basteve duhet të ndani një shumë prej 2000$. Kjo mënyrë do të ju ndihmojë që ju të përllogarisni më së miri asaj që do i dedikoni bastit dhe të qarkulloni vetëm brenda atij fondi bastesh.
Shuma është variabël në bazë të të ardhurave personale që ju keni, basti është investim kështu që trajtoheni si të tillë në fondin që do të përcaktoni.
-Investimi kryesor
Nga vetë titulli kuptoni se duhet ta shihni këtë mënyrë si investimin tuaj kryesor. Pra ju do të fokusoheni në këtë investim dhe do i dedikoni nga pasuria tuaj totale një shumë të caktuar. Kryesisht përqindjet e incestimit reth pasurisë qarkullojnë në shifrat 2,5% – 10%. Pra ajo që ju do të investoni përllogaritet mes këtyre shifrave.
Janë ato formula ekonomike të cilat do të ndihmojnë së tepërmi që ju të keni mundësinë që të krijoni suksesin në botën e basteve dhe do të ndihmojnë një herësh që të kuptoni dhe investimin në tërësi. Ky mësim është ndoshta më kryesori në seksionin e shkollës së basteve duke u munduar të ofrojë për ju disa mësime kyce dhe duke nxitur që ju të pqrqndroheni jo te maksimizimi i fitimit por te investimi. Është e rëndësihme të theksohet se investimi është ajo pikë e cila do të diktojë të gjithë rrugëtimin, i rëndësishëm është dhe fitimi por cdo gjë ka kohën dhe kërkon punën e saj. Mos e mendoni bastin si një investim të shpejtë, është si cdo investim tjetër.
Lajmet përkatëse
Probabiliteti dhe bastet sportive
Probabiliteti dhe bastet sportive Në këtë seksion ju do të keni mundësi që të krijoni…
Mbajtja e një ditari
Mbajtja e një ditari Nëse ju doni që të kryeni një investim serioz për bastin…
Shuma e saktë e bastit
Shuma e saktë e bastit Pasi ju kuptuat mënyrën se si mund të menaxhoni fondin…
Fondi fillestar dhe hyrja në bast
Fondi fillestar dhe hyrja në bast Në regjistrimin fillestar të cdo lojtari duhet të egzistojë…
Shkolla e basteve niveli 2
Shkolla e basteve niveli 2 Pas një informimi të shkurtër dhe mundësia për të krijuar…