Menu

Probabiliteti i avancuar në bast

Probabiliteti i avancuar në bast

Probabiliteti i avancuar në bast

Ajo cka do të mësoni në këtë mësim është një probabilitet më i avancua në bast. Kjo nuk do të thotë që do të studioni deri në detaje probabilitetin por do të japim atë kontet i cili është i rëndësihëm dhe që do të ju shërbejë që të bëni një bast të sukseshëm. Nuk është koha për panik për shkak se mendoni se ka shumë informacione matematikore dhe shumë llogaritje në të, do të jetë një mësim i rëndësihëm dhe e gjitha që duhet të bëni është të arrini të kuptoni llogaritjen dhe si ta shfrytëzoni atë.

Në nivelin e dytë të shkollës së basteve ju njohët probablitetin ndërsa tashmë pasi keni marrë dhe një informacion më të plotë është koha që të thelloni më tej njohuritë tuaja dhe do të keni mundësi që të krijoni mundësi shtesë në llogaritjen që do të jeni të aftë të kryeni.

Nuk do të humbisni asnjë informacion dhe është mirë që gjatë këtij mësimi të shfrytëzoni 100% të kapacitetit tuaj për të përvetësuar dhe për të kuptuar më mirë. Probabiliteti është tepër i rëndësishëm dhe një faktor i cili do të mundësojë për ju një rrugëtim të sukseshëm.

Cfarë ju tregojnë koeficientët e basteve ?

Koeficientët e basteve tregojnë për ngjarjen se cila prej skuadrave është më favorite dhe si do të duhet që ju ta shfrytëzoni këtë faktor në bastin tuaj. Është e rëndësihme të njohim pikën kryesore të basteve që është koeficienti dhe vlerësimi i saj. Pra në qoftë se në një ngjajre sportive një prej skuadrave vlerësohet me një koeficient më të vogël se kundërshtari atëherë automatikisht do të njohim se ajo është pretendente për të fituar dhe duhet të vlerësojmë këtë fakt. Koeficienti na ndihmon për të gjetur se cili është pretendenti në një ngjarje sportive, por nuk është e thënë që kjo të jetë e vërtetë në qoftë se analiza tuaj tregon të kundërten ju lirshëm mund të vendosni bastin tuaj dhe të vërtetoni të kundërtën me bastin tuaj.

Ju duhet t’i përmbaheni koeficientëve që ofrohen shpesh nga bastvënësit dhe janë tepër tërheqës ajo që duhte të tregoni është llogjika tuaj e ftohtë dhe të arrini të vlerësoni të gjithë faktorët ndikues. Thjesht duhet të njohim se nuk ka një tregues më të vërtetë se koeficientët në probabilitetin e një ngjarje.

Si llogariten koeficientët ?

Ne tashmë e dimë që probabiliteti përcaktohet nga koeficientët por nuk e dimë si janë krijuar ato. Secili bastvënës si ju e keni parë ka koeficientë të ndryshëm për të njejtën gjajre sportive kjo nuk do të thotë që është dicka e gabuar, ata kryesisht përdorin të njejtën mënyrë përllogaritjeje por ajo që ndryshon është intuita që përdor cdo kompani për ofrimin e koeficientëve. Pra për këtë arsye ju gjendeni para koeficientëve të ndryshëm për të njejtën ngjarje sportive.

Tashmë e dimë se koeficientët për një ngjarje sportive afishohen gati 2 javë para por nuk është e thënë që ato të jenë të palëvizshëm gjatë gjithë periudhës. Ato do të ndryshojnë në bazë dhe të faktorëve të jashtëm si psh. në ditët e fundit lojtari kryesor dhe më pretendenti për ti sjellë fitoren skuadrës pëson një dëmtim apo dhe faktorë të tjerë të cilat ndikojnë drejtpërdejt në cilësinë e ngjajres sportive.

Në këtë mësim ne do të njihemi më ne brendësi të përllogaritjes duke ofruar për të gjithë bastvënësit mundësinë që të përllogaritin vetë koeficientët dhe të krijojnë pavarësi në mënyrën se si ata do të vendosin bastin e tyre. Është e rëndësihme të njihet mënyra si kryhet dhe këtë do të jeni në gjendje ta merrni te ky mësim tepër i rëndësishëm.

Probabilitet në mendje

Tani duhet të jeni në gjendje të dekriptoni atë cka trasmeton koeficienti dhe të bëjmë të mundur që të përdorni të gjithë informacionin e dhënë në favorin tuaj.

-Shembull

Mënyra më e lehtë për të mësuar llogaritjen e probabilitetit është që të llogarisim atë ndeshje që ka të njejtat shanse për të fituar të dyja skudrat. Pra koeficienti i saj është 2.00 dhe ka të njejtin probabilitet fitimi midis të dyjave pra 50. Në këtë rast është si të hedhësh një monedhë dhe të presësh si do të halë rezultati i hedhjes.

Ne e llogarisim probabilitetin nga koeficientët shumë më lehtë. Ndajmë numrin 100 që është mundësia e plotë me mundësinë e dhënë. Në këtë mënyrë ne jemi në gjendje për të llogaritur se sa do të jetë probabiliteti i ngjarjes që ne kemi zgjedhur.

Nga shembulli që morrëm më sipër, të dy ekipet kanë koeficientin 2.00 duke patur shanse të njejta për të triumfuar në ndeshje. Formula është kjo:

100/2=50 pra 50% shans për të fituar ndeshjen

Këtë javë zhvillohet një prej ngjarjeve më të rëndësihme futbollistike në Seria A

A.C.Milan 1.80

Juventus F.C 1.30

Llogaritja e probabilitetit është:

100/1.80=56% A.C.Milan fiton ndeshjen

100/1.30=77% Juventus F.C fiton ndeshjen

Kjo është mënyra se si ju do të keni mundësi të përllogarisni probabilitetin dhe të shfrytëzoni të gjithë informacionin që keni në dispozicion për të vendosur një bast sa më pranë fitores dhe të jeni të suksesshëm në bastin tuaj.

Shuma e probabilitetit duhet të jetë 100%

Shuma që rezulton nga mbledhja e probabiliteteve duhet të jetë 100 por në rastin që ne shpjeguam më sipër në lidhje më probabilitetin shohim që ajo e tejkalon atë dhe është shumë më e madhe se aq. Në këtë rast është pjesa ku ne kemi shpjeguar se si kompanitë e basteve ato që ofrojnë bastin fitojnë nga basti jonë. Pra kjo është mënyra më e mirë për të parë se si funksionojnë bastshkruesit dhe si ata arrijnë të grumbullojnë fitime duke na ofruar bastet sportive. Është e rëndësihme të themi se nuk ka vend për paqartësi sepse mënyra e përllogaritjes është e shpjeguar dhe ju mjafton që të shihni ngjarjet që ofrohen dhe të bëni përllogaritjen e tyre për të përvetësuar mënyrën e nxjerrjes së probabilitetit.

100/1.80=56% A.C.Milan fiton ndeshjen

100/1.30=77% Juventus F.C fiton ndeshjen

Në total shuma shkon 133% dhe është një shumë ndjeshëm më shumë se 100 por ndikon dhe rëndësia e ngjarjes që ju keni zgjedhur dhe pesha që ka ajo.

Rruga drejt suksesit

Ju tashmë jeni në rrugëtimin e duhur drejt krijimit të një basti i cili do të jetë i suksesshëm, probabiliteti është një pikë e rëndësihme dhe në qoftë se ju e keni përvetësuar atë është ndjeshëm më e lehtë rruga që do të keni drejt një basti fitues.

Sic e përmenda prej fillimit ky do të ishte një mësim që pavarësisht rëndësisë që ka i shpjeguar në detaje dhe tepër i thjeshtë për tu kuptuar. E gjitha varet prej seriozitetit që ju do të tregoni dhe mundësinë që dëshironi të krijoni për vetën tuaj. Gjithsesi mësimet pasuese do të ndihmojnë në vazhdim që të krijoni një profil më të qartë dhe që të bëheni akoma më të aftë në bastet sportive.


melbet Portugal

Lajmet përkatëse