Menu

Si të bëni një fitim në bast bilardoje ?

Bet

Si të bëni një fitim në bast bilardoje ?

Për të bërë një bast fitues kërkon dhe pak fat gjatë rrugës. Në fund të fundit ka disa ndeshje në një turne të cilat shkojnë në një kornizë përfundimtare dhe ato ndeshje mund të vendosen nga një moment i fatit ose nga një goditjenë shenjë.

Disa bastvënës do të zgjedhin më shumë se një lojtar për të fituar një turne të vecantë. Kështu që është e rëndësihme që të ndiqni vazhdimisht lojën që në këtë mënyrë të mos bëni zgjedhjen e gabuar dhe të shkoni me ata të cilët mund të jenë tërhequr nga loja. Një strategji loje është që ju të mbështesni dhe dy lojtarë, në këtë mënyrë do e keni më të thjeshtë për të zgjedhur finalistin.

Përsa i përket lojtarëve të zgjedhur, duhet të keni parë dhe formën e mëparshme të tyre sepse ka raste kur shumë prej tyre mbivlerësohen prej bastshkruesve. Arsyeja e mbivlerësimit është sepe ata në të shkuarën kanë fituar disa turnamente dhe njërëzit shkojnë pas tyre verberisht. Gjithsesi, ju nuk duhet të harroni se bilardoja është një sport i cili varet nga moment dhe gjendja aktual. O’Sullivan është O’Sullivan por cdo kampion ka një kohë dhe nuk premton gjithmonë.

Sidoqoftë, bastvënësit shohin që renditja në bilardo është e vazhdueshme dhe ata shohin fytyra të reja cdo ndeshje, në të gjithë kampionatet që zhvillohen cdo vit. Në fund të fundit, lojtarët luajnë në të njëjtin standart dhe ata janë më të mirët e momentit.

Gjithashtu, duhet përmendur dhe formati i një turneu të vecantë. Disa lojtarë bëjnë mirë më një ndeshje, por ata nuk kanë mundësi të ruajnë të njejtën performancë në kampionate  të cilat zhvillohen për më gjatë. Formati i gjatë është i lodhshëm për shumë prej tyre dhe shpesh nuk bëjën të njëjtën performancë si në kompeticionet më të shkurtëra.

Disa lojtarë arrijnë të kenë një performancë të mirë dhe në këtë lloj kampionatesh të cilat kanë një kohëzgjatje dhe konsumojnë më shumë lojtarin dhe nervat e tij. Duke qënë se bilardoja ka një pikë të rëndësishme përqëndrimin, turneu i gjatë shpërqëndron shumë prej tyre dhe humbasin durimin për të shkuar deri në fund të turneut me të njejtën performancë.

Kampionati Botëror, ka një rëndësi për të gjithë bastvënësit sidomos faza kualifikuese kërkon një vëmendje më të vecantë. Është një sfidë mjaft konkuruese jo vetëm për lojtarët të cilët garojnë me njëri tjetrin por dhe për ju si bastvënës të cilët duhet të tregoheni tepër të kujdeshëm në bast dhe të mprehtë për të zgjedhur më të mirin.

Sa më shumë ju ndiqni ndeshjet e ndryshme të bilardos e kuptoni më mirë atë. Loja është e vrullshme dhe shpesh herë e qetë ju keni mundësi që të analizoni secilin lojtar në lojë dhe të krijoni një profil të vecantë për secilin prej tyre. Në ktë mënyrë dhe basti do të ketë sukses dhe ju do të fitoni më shumë prej tij.

Si të vendosni bast në bilardo ?

Bastet në bilardo janë shumë të popullarizuar dhe kjo është për shkak të popullaritetit që ka fituar ky sport. Kjo do të thotë që bastet shpesh ndryshojnë dhe lojtarët mund të bashkohen me bastin e tyre në atë cka po shohin.

Është shumë e rëndësishme që ju të dini se bastet kryesisht përqëndrohen në atë që mendojnë ofruesit e tyre dhe statistikat që ata kanë bërë për cdo lojtar. Pra një favorit është i mbështetur mirë dhe ka një koeficient që e favorizon së tepërmi, nëse nuk shihni një koeficient të tillë atëhere ju mund të vendosni bast për kundërshtarin.

Ka shumë mundësi bast në bilardo ju keni mundësi të vendosni baste të ndryshme dhe kjo është një mundësi e mirë në qoftë se ju keni informacionin e nevojshëm por mund të shërbejë si një pikë negative gjithashu. Mund të ndiheni të penalizuar për shkak se ju do të humbisni më shumë para në baste. Gjithsesi një lojë e zgjuar dhe e mprehtë do të dhurojë shumë për ju.

Lajmet përkatëse