Menu

Roli i kompanive të basteve

Roli i kompanive të basteve

Roli i kompanive të basteve

Kompanitë e basteve zenë një peshë të rëndësishme në tregun online dhe i mundësojnë të gjithë lojtarëve të basteve që të bëjnë parashikimin e tyre dhe të arrijnë të përfitojnë prej saj. Është një proces shumë i rëndësishëm përzgjedhja sepse ofrohet në treg një mori kompani bastesh sportive. Roli i kompanive të basteve është thjesht ofrimi i basteve për të gjithë lojtarët e basteve, pra krijimi i mundësisë që të gjithë sportdashësit të kenë mundësi të vendosin bastin e tyre.

Vazhdimësia e kompanive të basteve

Bastet sic e përmendëm dhe më parë datojnë prej një periudhe të hershme, por me kalimin e viteve është krijuar një treg i formalizuar dhe tepër profesional. Dikur bastet viheshin mes njerzve pra një person bënte rolin e ofruesit duke pranuar baste dhe duke ofruar kthimin pas të parave në rast fitoreje. Por kjo mënyrë nuk ishte shumë efikase dhe sot pothuajse është zbehur fare, në treg tashmë ju keni mundësi të gjeni dhe të lundroni në kompai të cilat kanë vite eksperiencë dhe që bastin tuaj do e bëjnë më të sigurt. Siguria e parë lind nga garantimi që ju keni për të pra shuma tuaj e lojës është gjithmonë e garantuar.

Kompanitë e basteve ashtu si cdo biznes tjetër funksjonojnë me një marzh fitimi, pra koeficienti që ne përmendëm në artikullin e mëparshëm nuk del bruto por në të përfshihet dhe një përllogaritjeje fitimi nga ana e kompanisë. Pra në qoftë se shanset janë 40% koeficienti nuk do të jetë fiks 2.5 por në të do të ketë të përfshirë dhe marzhin e fitimit kompania e cila e ofron këtë mundësi për ju. Dhe në rast se ju keni një bast fitues ju do të keni mundësi që të përfitoni shumën që keni luajtur në këtë bast por dhe shumën e shtuar në bazë të koeficientit të lojës. Gjithsesi këtë pjesë e keni të shpjeguar në seksioni i koeficientit. E thënë më thjeshtë kompania që ofron bastet gjithmonë “lufton” që ju të humbisni bastin që normalisht dhe fitimi i saj të jetë më i madh por dhe në rast fitoreje ajo ka marzhin e fitimit.

Përfundime

Pra roli i kompanive të basteve është i thjeshtë ato kanë qëllimin e tyre kryesor që të ofrojnë për klientët e tyre koeficentët më të mirë dhe mundësitë më të mira. Në këtë mënyrë ato do të bëjnë të mundur që të tërheqin klientë të rrinj dhe njëherësh do të jenë në gjendje të mbajnë klientët egzistues. Këto mundësi bëjnë që kompanitë e basteve të ofrojnë koeficientët më të mirë dhe të bëjnë klientët e tyre gjithmonë të kënaqur. Qëndro gjithmonë i sigurt duke zgjedhur atë kompani e cila paraqet ofertën më të mirë për ty dhe që ka një ofrim koeficientësh tepër cilësorë. Duke bërë zgjedhjen e duhur loja tuaj do të jetë gjithmonë pozitive.


Lajmet përkatëse