Menu

Si të vendosësh bast në bilardo ?

Si të vendosësh bast në bilardo ?

Si të vendosësh bast në bilardo ?

Bilardo tashmë është një sport i cili po luhet masivisht në të gjithë botën ku cdo vend zhvillon një kampionat të brendshëm që më pas përfaqëson në ato gara ndërkombëtare. Tashmë është kthyer jo vetëm në një lojë masive por njëherësh dhe në një mënyrë basti të cilin ju mund ta shfrytëzoni për të krijuar disa fitime të mira. Disa janë ato shtete të cilat kanë pasur një histori suksesi në këtë sport si Anglia dhe Irlanda por tashmë ka shumë lojtarë të mirë në gjithë botën që ju mund të vendosni bast. Tashmë dhe shqipëria ka një përfaqsim dinjitoz në botë si Eklent Kaci i cili ka fituar disa turnamente dhe është pozicionuar në Top.

Bilardo ka disa turne që zhvillohen në mbarë botën dhe me një kohështrirje gjatë gjithë vitit, më i madhi prej tyre është Kampionati Botëror i cili zhvillohet në muajin Prill.

Kampionati Botëror është pjesë e “Tre të Mëdhenjve”, me Kampionatin në Mbretërinë e Bashkuar që zhvillohet në Dhjetor dhe Masterët që zhvillohen në muajt në vijim, ky është nj turne për 16 lojtarët më të mirë në botë.

Gjithsesi, Kampionati Botëror është turenu më i madh që zhvillohet përgjatë 17 ditëve, i cili fillon me ndeshjen më të mirë dhe përfundon me një finale, e cila është më e mira nga 35 të luajtura. Gjithsesi ky është turneu më i madh që zhvillohet ku bashkon lojtarët më të mirë në botë. Por, ka dhe disa që zhvillohen vitet e fundit të cilët janë prestigjozë dhe shërbejnë si një mënyrë e mirë argëtimi dhe pse jo të bashkoheni me bast.

Gjatë gjithë vitit ka rreth 13 Kampionate që zhvillohen deri sa të shkojmë te kompeticioni më i rëndësishëm. Kështu që ju keni shumë evente për tu argëtuar dhe fituar njëkohësisht.

Cilët janë bastet më të njohura në bilardo ?

Së pari, ju keni mundësi që të vendosni bast për fituesit e secilit turne në bilardo. Ju keni mundësi që të vendosni që prej fillimit bastin tuaj, por gjithashtu mund të bashkoheni dhe më vonë me bastin tuaj. Në të vërtetë, ndonjëherë është më mirë që ju të prisni për një ndeshje të fillojë dhe të zhvillohet më pas të hyni me bastin tuaj. Në këtë mënyrë dhe siguria tuaj do të jetë më e lartë dhe basti ka probabilitet më të lartë fitoreje.

Bastet e tjera të drejtpërdrejta mund të jenë: për të arritur në finale, cerek finale ose pushim i lartë. Nëse ka baste të cilat kanë një favorit atëherë është mirë që ju të bashkoheni në një prej tyre i cili është më konkurues dhe nuk e ka një të tillë.

Pastaj ju keni mundësi që të vendosni bastin tuaj dhe për lojtarët në ndeshjet që ata zhvillojnë. Në biletën tuaj të bastit ju mund të përcaktoni se kush do të fitojë një ngjarje dhe të vendosni bastin tuaj. Por, gjithashtu do të keni mundësi që të bashkoheni dhe të vendosni më shumë se një ndeshje pra disa lojtarë për ndeshje specifike. Ky bast akumulativ ndihmon që ju të krijoni një koeficient i cili është më i madh dhe një mundësi më e lartë fitimi për ju.

Gjithsesi, ju keni mundësi të vendosni bast në handikapin e kornizës. Thjesht përcaktini se cili prej lojtarëve X apo Y do të luajë së pari deri në 5 korniza. Lojtari X mund të ketë një koeficient prej 1.9 në një handikap -2.5 korniza që do të thotë se do të keni nevojë që ata të fitojnë 5-2, 5-1 ose 5-0 për të mbuluar vijën. Handikapi +2.5 i lojtarit Y do të thotë se ata do të duhet të marrin vetëm tre korniza për të fituar lojën.

Handikapi mund të duket pak i komplikuar dhe i vështirë për ju por është një mënyrë e mirë për të vendosur bast në një ndeshje bilardo, vecanërisht nëse bastshkruesit parshikojnë që kjo të jetë një mundësi e mirë.

Lajmet përkatëse