Menu

Aston Villa VS Liverpool koeficientët në FEZbet 15.05.2026

Aston Villa VS Liverpool koeficientët në FEZbet 15.05.2026

Një duel me peshë të madhe për garën europiane zhvillohet mes Aston Villa dhe Liverpool FC, ku fitorja mund t’i sigurojë secilës palë një vend në UEFA Champions League sezonin e ardhshëm. Në këtë fazë vendimtare të Premier League, çdo pikë ka vlerë të jashtëzakonshme dhe presioni është maksimal. Villa vjen me moral të lartë pasi ka siguruar edhe finalen e UEFA Europa League, çka i jep dy mundësi për t’u rikthyer në elitën europiane. Megjithatë, afërsia e finales mund ta detyrojë trajnerin të menaxhojë minutat dhe energjitë e skuadrës.

Skuadra e drejtuar nga Unai Emery e di se kjo është rruga më direkte drejt objektivit. Barazimi 2-2 ndaj Burnley FC fundjavën e kaluar la shije të hidhur, pasi humbën dy pikë të çmuara në një moment kritik. Gjithsesi, forma në shtëpi mbetet një armë e fortë. Aston Villa ka shmangur humbjen në ndeshjen e fundit si vendase në secilin prej gjashtë sezoneve të fundit në elitë dhe ka treguar qëndrueshmëri të admirueshme në duelet e së premtes. Me mbështetjen e tifozëve dhe intensitetin që i karakterizon në stadiumin e tyre, vendasit synojnë të hedhin një hap vendimtar drejt top pesëshes.

Në krahun tjetër, Liverpool FC mbetet ende në pozitë të favorshme, por jo plotësisht i sigurt. Barazimi 1-1 ndaj Chelsea FC mbajti diferencën me ndjekësit, por sezoni ka qenë larg pritshmërive për një skuadër që synonte titullin. Të besuarit e Arne Slot kanë pësuar shumë luhatje, sidomos në transfertë, ku numri i humbjeve ka qenë shqetësues. Megjithatë, një statistikë e fortë i favorizon Reds në ndeshjet e së premtes, ku janë të pamposhtur prej shumë kohësh dhe me një seri të gjatë fitoresh radhazi. Kjo e bën sfidën një përballje të hapur mes dy skuadrave që luajnë për gjithçka.

Aston Villa VS Liverpool koeficientët në FEZbet 15.05.2026

Aston Villa VS Liverpool koeficientët në FEZbet 15.05.2026

2.9 kuotohet Aston Villa nga FEZbet

3.75 barazimi

2.28 kuotohet Liverpool nga FEZbet

2, është parashikimi për këtë sfidë, ju ftoj ta zhvilloni në FEZbet.

Lajmet përkatëse