Menu

João Pedro mbetet jashtë Kupës së Botës, Ancelotti shpreh keqardhje

João Pedro mbetet jashtë Kupës së Botës, Ancelotti shpreh keqardhje

Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka shkaktuar debat të madh në botën e futbollit pasi la jashtë sulmuesin e Chelsea FC, João Pedro, nga lista përfundimtare e Kupës së Botës 2026.

Pavarësisht një sezoni fantastik në Angli, ku braziliani ishte ndër lojtarët më të spikatur të Chelseat, emri i tij nuk u përfshi në listën finale të “Seleçaos”. Vendimi surprizoi tifozët dhe opinionin sportiv, sidomos duke parë formën e tij të shkëlqyer gjatë sezonit.

Pas publikimit të listës, João Pedro reagoi me një mesazh emocional në rrjetet sociale. Sulmuesi brazilian pranoi zhgënjimin, por tregoi qetësi dhe maturi:

“Dhimbjet dhe gëzimet janë pjesë e futbollit. Do të vazhdoj të mbështes Brazilin dhe të punoj fort.”

Deklarata e tij u prit shumë mirë nga tifozët, të cilët e konsiderojnë mungesën e tij një nga surprizat më të mëdha të këtij Botërori.

Edhe vetë Ancelotti nuk e fshehu keqardhjen për vendimin. Tekniku italian deklaroi se João Pedro “e meritonte” një vend në skuadër për shkak të sezonit të tij pozitiv, por stafi teknik kishte zgjedhur profile të tjera për repartin ofensiv.

Ndërkohë, përfshirja e Neymar në listën e Brazilit ka ndezur diskutime të shumta. Ylli brazilian rikthehet në Kupën e Botës pas një periudhe të vështirë me dëmtime, ndërsa shumë tifozë besojnë se vendi i tij mund t’i ishte dhënë João Pedros, i cili ishte në formë shumë më të mirë.

Në rrjetet sociale reagimet kanë qenë të forta. Shumë tifozë e kanë cilësuar lënien jashtë të sulmuesit të Chelseat si një vendim “të padrejtë”, ndërsa të tjerë argumentojnë se eksperienca e Neymarit ka ndikuar në zgjedhjen e Ancelottit.

Lajmet përkatëse