Menu

Si të vini bast në bejsboll

Si të vini bast në bejsboll

Si të vini bast në bejsboll

Në qoftë se deri më tani jemi njohur në brendësi me sportet të cilat janë popullore dhe kanë një numër të konsiderueshëm ndjekësish tashmë do të njihemi me një prej tyre i cili nuk është aq shumë popullor. Në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi ky sport nuk është shumë popullor dhe nuk ka një ekip apo skuadër që përfaqëson apo dhe luan këtë sport por janë disa prej tyre të cilët e zhvillojnë në mënyrë amatore.

Bejsbolli është një sport i cili nuk ka ndoshta impaktin e sporteve popullore por ndjeksit e tij besnikë e njohin dhe e dinë mundësinë dhe argëtimin që të fal ky lloj sporti. Është një prej atyre sporteve i cili ndoshta nuk është përfshirë asnjëherë në biletën tuaj të bastit, por tashmë ju do të keni informacionin e nevojshëm se si të vendosni bast dhe cfarë faktorësh do të duhet të shfrytëzoni për bastin tuaj. Ndoshta, dhe nëse nuk kthehet në sportin tuaj të preferuar le të jetë një prej atyre sporteve të cilat do të ndihmojë që ju të fitoni më shumë në biletën e bastit.

Loja është kryesore

Në bejsboll ndryshe nga sportet e tjera që zhvillohen nuk është e rëndësishme që ju të njiheni me formacionet paraprake dhe të merrni informoheni përpara ndeshjes. Zhvillimi i lojës është ai faktor i cili ka rëndësi dhe që mund të hedhë poshtë të gjithë skemën që ju keni ngritur paraprakisht.  Detaje si fitoret që gëzon një ekip apo dhe pathyeshmëria që ka treguar ai janë thjesht disa detaje të vogla që nuk duhet të ndikojnë në lojën tuaj të bastit. Një faktor i rëndësishëm është se kush do të hapë ndeshjen. Topi startues ka një rëndësi shumë të madhe dhe është ky faktor i cili do të ndihmojë që ju të bëni një lojë të sigurt në bast.

Gjithashtu dhe një udhëheqës i cili merr drejtimin e ekipit ka një rëndësi të madhe dhe ajo që duhet të bëni është që ju të tregoheni të vëmendshëm ndaj këtyre faktorëve.

Ekziston një ndryshim i madh në rezultat

Shpesh ka rezultate të paparashikueshme në bejsboll. Është e rëndësishme që ju të dini se ndryshe nga sportet e tjera ekipore në bejsboll nuk ka rëndësi se kush është favorit apo jo ka raste kur të huajt arrijnë të mposhtin gjithcka në lojë. Gjithsesi, ju në bast duhet të tregoheni të kujdeshëm dhe të mos arrini të vendosni një bast i cili nuk e mbështet idenë tuaj të lojës. Sidoqoftë, kjo kërkon disa njohuri ekstra të cilat ju do i fitoni me kohë dhe që od të keni mundësi të njihni më mirë sportin e bejsbollit.

Bejsboll është një lojë me statistika

Në asnjë lojë tjetër nuk do të shihni kaq shumë statistika sa në bejsboll. Bejsboll është një lojë me statistika. Dhe jo vetëm në lojë, bastet në bejsboll janë të bukura por mjaft sfiduese. Kur vendosni bast duhet të kaloni në shumë numëra duke nisur nga nisja e lojës deri në shënimin e pikëve. Në bejsboll, hasni një variacion variablash dhe këto variabla flasin në mënyrë të konsiderueshme për rezultatet. Prë ta përmbledhur, në qoftë se bashkoheni në bastet në bejsboll do të duhet shumë kohë e lirë për j dhe gjithashtu statistika të shumta.

Avantazhi i një loje në shtëpi nuk është i madh

Krahasuar me lojërat e tjera si basketboll apo futboll avantazhi i një loje në shtëpi nuk është aq i madh. Për shkak të natyrës së lojës avantazhi i fushës së lojës është vetëm në atë rast kur nis ndeshja pra kush nis lojën. Në momente të tilla loja starton dhe të gjithë lojtarët vendosen në pozicion duke ndjekur strategjinë e lojës. Gjithsesi nuk është një avantazh i mirë për të shënuar.

Për disa lojtarë të vecantë mund të ndihen disa ndryshime të vogla në lojën e tyre në qoftë se është në shtëpi apo jashtë. Gjithsesi është tranjeri ai i cili i shuan dhe zvogëlon së tepërmi këto ndryshime që mund të hasë loja.

Avantazhi i fushës mund të jetë i ndryshëm për skuadra specifike. Gjithsesi është një faktor jo shumë i rëndësishëm për t’u ndjekur.

Këshilla të basteve në bejsboll

Në këtë seskion ju do të gjeni dhe disa artikuj të tjerë dedikuar besbollit dhe që do të shërbejnë në lojën që do të ndiqni ju. Gjithsesi, duhet të ndiqni disa lojëra që dhe ju të krijoni një ide bazë se si funksionon dhe më pas mund të bashkoheni me bastin tuaj.

Lajmet përkatëse