Menu

Bastet në tenis – 5 gabimet më të zakonshme

Bastet në tenis - 5 gabimet më të zakonshme

Bastet në tenis – 5 gabimet më të zakonshme

Tenisi është një sport tepër i bukur dhe nuk është rastësi që ai të ketë një popullaritet kaq të madh. Kjo është vrejtur dhe nga kompanitë e basteve, kështu që ato kanë krijuar për ju më shumë mundësi bast dhe mund të vendosni bast për cdo turnament që zhvillohet. Në mënyrë që të fitoni bastin ju duhet të tregoheni tepër të kujdeshëm. Në këtë artikull do të prezantojmë gabimet që mund të hasni në bastet e tenisit. Në këtë mënyrë ju do të keni mundësi që të njihi gabimet dhe të reflektoni. Shmangni dhe fitoni më shumë në bastin tuaj.

1) Nuk po analizoni sa duhet bastet

Gabim i madh. Në mënyrë që të keni një vazhdimësi dhe të keni sukses të vazhdueshëm në bastin tuaj atëherë ju duhet që të analizoni dhe të shihni me imtësi gjithë lojën. Nëse ju vërtet e pëlqeni tenisin atëherë ju duhet të ndiqni ndeshjet live në TV. Shikoni performancën e cdo lojtari, nëse shërbimet po shkojnë sic duhet, sa gabime mund të realizojnë, nëse mund të kenë donjë dëmtim dhe nëse ata janë duke e vendosur nën presion kundërshtarin apo jo.

Një faktor që do të ju ndihmojë është se sa ndeshje ka luajtur tenisti kohët e fundit. Dhe nëse tenisti është në gjendje të shkëlqyer shumë ndeshje që ai ka luajtur ka lënë disa gjurmë që do të ndihmojnë lojën tuaj. Ka disa faktorë të cilët duhet të jeni të kujdeshëm për të verifikuar, ju merrni kohën tuaj për të bërë analizën e nevojshme.

2) Vendosni bast paraprakisht për cdo bast

Ky gabim është lehtë i korigjueshëm. Duke e ditur që është e qartë, shumë prej bastvënësve nuk e zbatojnë këtë rregull duke kryer gabime të herë pas hershme. Thjesht duke ditur se kanë në llogarinë e tyre të basteve disa para ata vendosin bast duke mos analizuar as ndeshjen paraprakisht.

Herën tjetër kur të tundoheni, mendoni dhe njëkohësisht do të kurseni dhe para. Sot ka shumë mundësi ndeshjesh dhe është e kotë që ju të vendosni bast për cdo ndeshje të mundshme. E gjitha që duhet të bëni është të zgjidhni ato që keni mundësi t’i analizoni dhe të vendosni bastin tuaj.

3) E teproni me biletën

Bastvënësit besojnë verbalisht në lojtarët e tyre të preferuar, duke besuar gjithmonë në ta dhe duke i konsideruar si të pamposhtur. Kështu që ata vendosni të gjithë favoritët në një biletë të vetme basti. Dhe kjo sjell dhe mundësinë më të madhe të humbjes së bastit, nuk është dicka e pamundur sepse të gjithë favoritët mund t’ju zhgënjejnë.

Nëse doni të përfshini baste në një biletë të vetme atëherë vendosni vetëm 2-3 prej ndeshjeve që luhen. Kështu krijoni më shumë shanse për të fituar dhe arrini të analizoni ndeshjet e përzgjedhura.

4) Ju vendosni bast për një handikap të mbivlerësuar

Shumë prej bastvënësve janë modernizuar dhe zhvilluar së tepërmi në lojën e tyre. Kështu që ju kur vendosni bast duhet të kthjelloheni dhe të mendoni dy herë. Është e rëndësihme që ju të mos gënjeheni prej handikapve dhe të vendosni dhe baste shpesh herë të pa kuptimta. Ju mund të shmangni pengesat që mund të krijohen prej bastit të nxituar. Një lojtar si Federer apo dhe Nadal ju siguron fitoren por analizoni gjithmonë paraprakisht.

5) Vendosni bast për një lojtar që së fundmi ka fituar turne

Duke pasur parasysh të gjithë performancën e lojës së një lojtari që ka fituar turneun e fundit ju besoni dhe vendosni bast direkt për të duke mos marrë parasysh asnjë faktor dhe pa një analizë të mirfilltë. Por, e kundërta ndodh me bastin tuaj dhe ju dështoni. Është mëse e mundur sepse cdo kush ka një lëkundje në lojën e tij dhe asnjëherë nuk duhet nënvlerësuar kundërshtari. Një skenar që ekziston është se lojtari mund të ketë nevojë për një periudhë clodhjeje dhe nuk i ka kushtuar rëndësinë e duhur ndeshjes. Të dyja janë të mundshme, kështu që tregoni kujdes dhe vendosni bast në mënyrë të zgjuar duke analizuar.

Lajmet përkatëse