Menu

Bastet me penallti – strategji

Bastet me penallti - strategji

Bastet me penallti – strategji

Për shkak se në futboll nuk shënohen shumë gola, një penallti mund të ndryshojë lojën dhe do të përcaktojë fitoren apo humbjen. Penalltitë janë tepër të vlefshme për ekipet e futbollit, a janë po aq të vlefshme për bastvënësit ? A mund të përdorni bastvënësit të dhënat për të vendosur bastin e tyre ? Në këtë artikull ne do t’i japim shpjegim të gjitha pyetjeve dhe do të informojmë bastvënësit se si duhet të përdorin të gjithë informacionin.

Përkufizimi i goditjes së dënimit është i thjeshtë. Është një goditje e cila zhvillohet nga pika e penalltisë dhe është shkaktuar nga një incident i ndodhur brenda zonës së penalltisë. Një goditje e cila kryhet nga një lojtar i ekipit që është “dëmtuar” në një distancë prej 11 metrash në një përballje të vetme me portierin. Kur, topi vazhdon dhe kthehet për të luajtur ndeshja vazhdon të gjithë rrjedhën normale të saj. Kjo do të thotë se topi mund të goditet nga lojtarët e tjerë të ekipit përvec atij që goditi penalltinë (nuk duhet ta prekë i parë).

Sa shpesh ndodhin penallti ?

Në mënyrë që të përcaktohet efekti i penalltive në futboll duhet të shohim se sa shpesh ndodhin ato dhe se si duhet ti kthejmë në favorin tonë. Sigurisht, që garat nuk janë njësoj dhe që detyrimisht që dhe numëri  i tyre nuk është i saktë.

Është po aq shumë e rëndësihme të zbulosh se sa shpesh ndryshohen ndëshkimet. Edhe pse është një mundësi e shkëqyer për të shënuar gol, ekzekutuesit e penalltive mund të humbasin më shumë se ju cmendoni.

Mesatarja e penalltivepër ndeshje dhe përqindja e penalltive në TOP ligat europiane:

Liga Numëri mesatar i penalltive në ndeshje Goditjet e suksesit
Seria A 0,32 75%
Liga 0,28 73%
Bundes liga 0,27 76%
Liga 1 0,27 75%
Premier Liga 0,23 80%

 

Cilat skuadra përfitojnë më shumë nga penalltitë ?

Ekipet e futbollit nuk marrin penallti në të njejtat frekuenca. Kjo është një arsye pse ju duhet të jeni në djeni se për kë skuadër është dhënë më shumë penallti. Sipas statistikave kampion për dënimet që janë dhënë është Barcelona me 88 të tilla ku 33 prej tyre janë dhënë kundër saj, ndërsa me më pak dënime është Leicesteri ku janë dhënë 37 dënime dhe 20 prej tyre janë kundër. Gjithsesi, këto të dhëna janë shumë variable dhe ato ndryshojnë shpesh, që ju të keni një vizion më të qartë të të gjithë kësaj ju duhet të njiheni në momentin që përzgjidhni të vendosni bast me të dhënat më të fundit.

Strategji e goditjes së dënimit

Parashikimi se kur do të kemi një penallti është shumë më e vështirë se sa përllogaritja e probabilitetit se si do të gjuajë lojtari atë dhe a do të realizojë gol.

Nëse një lojtar është në gjendje të përdorë një strategji të përzierë kur godet penallti, është i paparshikueshëm për portierin. Nëse njëri prej lojtarëve preferon vetëm njërën prej anëve atëherë është më i lexueshëm dhe nuk ka një sukses në goditjen  tij. Lojtari zgjedh anën që ai preferon të paktën 65% të rasteve dhe kjo është një shifër e cila tregon për një cedim të penalltisë. Idealisht lojtari duhet të jetë i pa lexueshëm dhe të mos ndjekë vetëm një anë gjuajtje.

Në këtë rast, lojtarët të cilët nuk përdorin një strategji standrte gjuajtje kanë më tepër sukses se sa ata të cilët preferojnë vetëm nj anë të gjuajtjes.

Suksesi i goditjes së penalltisë rritet dhe me përdorimin e taktikave moderne dhe strategjive të vecanta të gjuajtes. Në rastet kur, lojtari ndjek veprimet e portierit apo dhe godet mesin e portës. Këto teknika janë zotëruar së fundmi nga shumë lojtarë të njohur.

Gjuajtje dënimi dhe gjuajtje penalltish

Përvec se goditjes së penalltisë ka dhe gjuajtje nga penalltia. Interesante është se shkalla e suksesit të gjuajtjes së dënimit është 78%, niveli i sukseit të gjuajtjes së penalltisë bie në 70%.

Ka disa arsye pse ka një përqindje kaq të ulët të suksesit gjuajtja e penalltisë por kryesorja është se ka një presion dhe një trysni shumë të madhe ndaj lojtarit i cili gjuan penalltinë.

 

Lajmet përkatëse