Menu

Bastet në NBA

Bastet në NBA

Bastet në NBA

NBA është gara më prestigjoze dhe e ndjekur e basketbollit në planet. Kjo bën që të gjitha kompanitë e basteve të përfshijnë cdo ndeshje të mundshme në mundësi për bast. Mundësitë janë të shumta në bastet e NBA dhe ne në këtë artikull do të ndalemi se si funksionon dhe si duhet të vendosnim një bast në NBA.

Ndiqni të gjitha ekipet e NBA

Nëse do të doni që të vendosni një bast të suksesshëm në lidhje me gjuajtësin, atëherë ju do të duhet të analizoni në tërësi të gjithë ekipin nëse do të realizohet basti tuaj apo jo. Basti mbi një lojtar të vetëm duhet të paraprihet nga një analizë e plotë e të gjithë ekipit. Si fillim, ne kontrollojmë ndeshjet të cilat ka zhvilluar ekipi dhe bëjmë një analizë të përgjithshme në lidhje me perfomancën dhe se si është sjellë ekipi në këto ndeshje.

Për të pasur një rezultat pozitiv në bastin tuaj është mirë që ju të përzgjidhni një ekip i cili ka bërë një ecuri mesatarisht të mirë ku dhe renditja e tij të jetë pozitive. Është mirë që ju të përzgjidhni një ekip i cili nga gjashtë ndeshje të ketë arritur të fitojë tre prej tyre. Gjithashtu është tepër e rëndësishme që ju të kalkuloni të dhënat tuaja se si ato janë renditur sa pikë kanë shënuar. Pra nëse ne arrimë të nxjerrim disa rezultate pozitive prej këtij kalkulimi atëherë mund të vendosim bast për të.

Përzgjedhja e një gjuajtësi specifik

Pasi kemi bërë zgjedhjen e ekipit do të shkojmë me zgjedhjen e lojtarit. Kompanitë e basteve zakonisht në basketboll llogarisin nëse lojtarët shënojnë më shumë ose më pak pikë se vlera që ata kanë përzgjedhur. Për shembull, ata përcaktojnë nëse në një ndeshje lojtari X do të shënojë më shumë se 18.5 pikë apo jo. Dhe ju keni mundësi që me bastin tuaj të zgjidhni një prej dy opsioneve.

Forma e lojtarit do të tregojë se ju jeni duke marrë vendimin e duhur apo jo. Do të na ndihmojë shumë ndeshja e kaluar. Kështu që, ne do të shohim në ndeshjen e kaluar se sa pikë ka shënuar lojtari Nëse ai ka shënuar një numër pikësh më të lartë se ajo cka ofron kompania atëherë kjo është një shenjë e mirë për një bast të sukseshëm.

Faktorë të tjerë të cilët ndikojnë është dhe gjendja mendore e lojtarit dhe fryma që ekziston në ekip. Pasi bëni zgjedhjen e lojatrit dhe mënyrën se si do ta përzgjidhni atë, është koha që ju të shihni performancën e ekipit. Kryesisht, ekzistojnë disa mënyra se si ju të shmangni bastet të cilat janë të rrezikshme. Në rastin kur ekipi ka bërë dy ndeshje brenda dhe e treta është në një fushë jashtë atëherë është mirë që ju mos e përfshini këtë ndeshje në bastin tuaj. Ju nuk duhet të anashkaloni lodhjen fizike të lojtarëve dhe gjithashtu mjedisin e rri që do të luajnë. Lodhja dhe paqëndrueshëria e mjedisit të rri janë faktorë të rëndësishëm.

Gjendjen aktuale të lojtarit ju e kuptoni dhe me anë të rrjeteve sociale. Kështu që, është mirë që ju të ndiqni atë dhe të mësoni gjithca rreth tij dhe se si po shkon jeta e tij private. Të gjithë faktorët shërbejnë që ju të vendosni bast të sigurt dhe gjithashtu të fitoni prej tij.

Lajmet përkatëse