Menu

Cilësia e fushës

Cilësia e fushës

Futbolli është nj sport i cili ndikohet nga shumë faktorë dhe për të pasur një bast të sukseshëm është shumë e rëndësishme që ju të jeni në djeni të të gjithë faktorëve të cilët ndikojnë në fushën e lojës. Pas formacionit që paraqesin të gjitha ekipet dhe gjithashtu dhe informacionit që mund të merrni në rrugë të tërthorta është shumë e rëndësishme që të jeni një hap përpara dhe të zotëroni informacionin e duhur.Një ndër informacionet që është mirë të dihet dhe që ka një ndikim është dhe cilësia e fushës ku do të zhvillohet ndeshja.

Fusha gjatë dimrit

Normalisht gjatë sitinës së dimrit kur dhe kushtet atmosferike nuk janë të duhurat, dhe shkojnë disa gradë nën zero është në disfavor të barit. Nëse stina e vjeshtës po përfundon dhe dimri është duke ardhur, bora e parë ka rënë dhe ngricat e para kanë filluar, është shumë e rëndësishme që ju të jeni në djeni të cilësisë së barit dhe të shihni se si është ajo. Pushimet e sezonit të dimrit nuk është se janë të tejzgjatura dhe gjatë stinës zhvillohen shumë aktivitete të cilat janë mëse të rëndësishme që ju të jeni të informuar për cilësinë e fushës. Për këtë arsye tregohuni shumë të kujdeshëm për kushtet e fushës dhe gjendjen e saj, vecanërisht gjatë stinës së dimrit dhe fillimit të pranverës.

Prania e baltës

Pra, është mëse e qartë nëse ndeshja do të zhvillohet në një teren aspak të përshtatshëm por ku përvecse mungon cilësia e barit është e pranishme dhe balta, atëherë mos prisni që ndeshja të jetë një suprizë për ju. Sidoqoftë, nuk është e thënë që ndeshja të dalë barazim dhe të mos ketë gola por duhet të jeni në djeni se faktori kyc që është fusha është në difavor për të dhuruar një ndeshje të bukur. Loja interaktive në baltë kthehet e vështirë dhe ju e keni shumë të vështirë që të bëni një parashikim të saktë. Llogjikisht, lojtarët tregohen më tepër të kujdeshëm në një teren të atillë dhe tregojnë shumë më tepër kujdes që të mos pësojnë lëndime. Në një vështrim të parë kjo mund të duket si një imtësi dhe dicka jo shumë e rëndësishme por që është një ndër ato arsye të cilat do të ju ndihmojnë që të bëni një bast të sukseshëm dhe të jeni në hap para në bastin që do të zgjidhni.

Si mund të informohemi

Sot është shumë e thjeshtë që ju të qëndroni të informuar dhe të merrni informacion të mjafteshëm për cilësinë e fushës. Është shumë e rëndësihme që ju të ndiqni në rrjetet sociale ekipet po ashtu njëherësh dhe lojtarët. Kështu do të keni mundësi që ju të njiheni me kushtet dhe të zotëroni informacionin. Kryesisht, janë portierët ata që nkohen më shumë për cilësinë e fushës dhe kështu që shumë lehtë ju mund të informoheni prej deklaratave të tyre paraprakisht. Sidoqoftë, nëse ndeshja sapo ka nisur cilësia e fushës do të përmendet dhe prej moderatorëve dhe është një informacion që mund ta merrni prej tyre. Ky është një problem i cili zgjat në kohë dhe që do të zgjidhet vetëm me përmirsimin e kushteve të motit.

 

Lajmet përkatëse